Çili: Djegia e mandateve, "trokitje" e nevojshme
Themeluesi i gazetës Liberale, Henri Çili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se djegia e mandateve është një akt që nuk e dëmton demokracinë dhe është një trokitje e nevojshme.
Çili: Un mendoj që e kanë shtruar drejtë, me një mjet ekstrem, mjet shokues, që është prap brenda demokracisë. Djegia e mandateve nuk e dëmton demokracinë. Është një sterilitet, është një normativitet i shterpë. Të dorëzosh një mandat është bërë dhe do të bëhet.
Duhet parë pse u bë. Çfarë mjetesh kishte në dorë opozita që të mos e bënte. Përdori të gjitha mënyrat, marrëveshja e 17 majit, paralajmërime, denoncime. Nuk mjaftuan këto gjëra. NË këtëo kushte duhej një akt shok. Duhej një zhurmë më e madhe. Djegia e mandateve ishte një troktije e nevojshme.
