Casillas i befason të gjithë, merr vendimin për të ardhmen

Kur u duk se gjithçka po shkonte negativisht për Iker Casillas, portieri spanjoll ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e tij. 38 vjeçari është rikthyer në fushën e blertë dhe këtë e ka bërë me skuadrën e tij, Porton.

"Kthehu në punë. Dita e parë"-shkruan Casillas, i cili pak ditë më parë tronditi opinionin sportiv, pasi humbi ndjenjat në fushën e blertë.

Pas vizitave mjekësore, rezultoi se Casillas kishte pësuar një sulm në zemër, duke vënë në dyshim të ardhmen e tij në fushën e blertë.

Megjithatë, lëvizja e tij e fundit, ku Casillas u shfaq 15 minuta përpara nisjes së stërvitjes së thirrur nga Porto, tregon se legjenda e Realit të Madridit nuk ka pësuar asgjë serioze.

EMISIONET