“Biznesi i vogël në gjendje të rëndë”, PD: Rama po favorizon oligarkët, kur të vijmë në pushtet do ulim taksat

“Biznesi i vogël në gjendje të rëndë”, PD:

Në vazhdën e takimeve për prezantimin e platformës të tyre për biznesin, përfaqësues të partisë demokratike kanë zhvilluar një takim me shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm. 

Në përfundim të takimit, kreu i shoqatës Albert Nasto, u shpreh se biznesi është në gjendjen më të vështirë, për shkak të gjobave, korrupsionit dhe taksave të larta.     

Albert Nasto: “Biznesi po ikë, po falimenton, po mbaron, biznesi ka borxhe, po gjobitet, terrorizohet qëllimisht nga qeveria apo struktura të veçanta të qeverisë. Jemi në gjendjen më të keqe."

Nasto i bëri apel qeverisë për ndryshim të programit ekonomik, pasi në të kundërt, gjendja do të përkeqësohet.

Albert Nasto: “Duhen ulur taksat, duhet  një program i mirë ekonomik që biznesi i vogël, që ekonomia të rritet dhe lulëzojë.”

Drejtori i shefit të demokratëve Dorian Teliti, premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, taksat do të ulen dhe klima me biznesin do të jetë më miqësore.

Dorian Teliti: “Politika që ne propozojmë është e qartë dhe e thjeshtë. Taksa të ulta, jo procedura, shtet jo burokratik, shtet pro biznesit me biznesin dhe për biznesin. Mjaft dhe stop me kontrolle abuzive.”

Teliti theksoi se platforma e opozitës së bashkuar do t;i japë zgjidhje të gjitha problemeve të biznesit të vogël dhe të mesëm,në mënyrë që ekonomia shqiptare të vijojë të rritet.



EMISIONET