Azilantët shqetësim për banorët, por të mbetur mes “4 rrugëve”

Azilantët shqetësim për banorët, por të mbetur mes

Refugjatët vijojnë të jenë shqetësim për disa banorë të kryeqytetit. Denoncimet më të shumta në polici raportohen për të huajt që janë të pastrehë dhe nuk kanë të ardhura për tu ushqyer. Nga Greqia vijojnë të mbërrijnë çdo ditë shtetas të huaj të cilët qëndrojnë ilegalisht në vend.

Ky është Mohamed Saleh, një i ri maroken i cili ka tre ditë që ka mbërritur në vendin tonë si refugjat.

Ai ka hyrë në Shqipëri ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër,ndërsa tashmë endet rrugëve pasi nuk ka ku të qëndrojë.

Ndonëse i vështirë komunikimi me të riun maroken, ai shprehet që detyrohet të lypë rrugëve për tu ushqyer.

"Jam nga Maroku, kam ardhur në këmbë nga Turqia e Greqia. Nuk kam para, nuk kam vend ku të qëndroj, tek kampi nuk më pranojnë. Jetoj, ushqehem dhe fle rrugëve".

Saleh thotë se Shqipëria për të nuk është destinacioni final, por vetëm një vend tranzit drejt Europës ku ai do kërkojë të shkojë sërish me këmbë.

"Dua që të iki nga Shqipëria, të shkoj në Mal të Zi, në Kroaci dhe më pas në Itali. Rrugën do e bëj në këmbë".

Pas publikimit në media të shqetësimeve të banorëve të kryeqytet mbi vjedhjet e kryera nga refugjatët, situata është marrë me seriozitet nga autoritetet policore të cilat kanë shtuar kontrollet në lagjet pranë qendrës së pritjes së refugjatëve.

Një ditë pasi Lleshaj kritikoi punën e drejtuesve të policisë për situatën e azilantëve, qytetarët shprehen se ka më pak prani të të huajve.

Po ashtu dhe brenda kampit vërehet numër më i ulët i refugjatëve që kanë përfituar statusin e azilantit.

EMISIONET