Arsyet pse duhet të vizitoni Zadrimën e Lezhës
Zadrima e Lezhës është e gjitha një zonë per t'u eksploruar. Historia, tradita, kultura, objektet e shumta të besimit e së fundmi agroturizmi janë arsye të mjaftueshme që tërheqin vizitore.
Këto elementë janë bërë pjesë një turi turistik të organizuar nga sektori i turizmit në bashkinë Lezhë me gazetarë dhe operatorë turistikë.
Rrugëtimi nis aty ku ambasadorët e paqes krijuan këmbanat me gëzhojat e plumbave tek Kisha e Martireve në Blinisht nis rrugëtimi që të mban mberthyer.
Artizanati mbetet pjesë e rëndësishme e Zadrimës. Krahas tezgjahut, artizanati është shtrirë edhe në prodhimin e sapunit.
Agroturizmi është bërë pjesë e pandashme e turizmit në Zadrimë.
Kolegji i Troshanit, Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet dhe pylli i Shën Mërisë që e rrethon atë, jane një tur eksplorimi që nuk duhet humbur nga turistët, ndërsa gjithçka përmbyllet tek ballkoni i Hyllit të Dritës, qe krahas ushqimit të veçante fal momente paqeje shpirtërore.
/Oranews.tv/
