ARMO abuzime prej vitesh, Inspektoriati i Punës e ka gjobitur dy herë me vlerë 33 mln lekë

ARMO abuzime prej vitesh, Inspektoriati i Punës e ka gjobitur dy herë

Abuzimet dhe shkeljet e kompanisë  ARMO kundrejt sigurisë në punë dhe marrëdhënieve me punonjësit vijojnë që prej disa vitesh. Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se aktualisht kompania IRTC që ka në menaxhim asetet e ARMO-s po inspektohet  për aksidentin e ndodhur së fundmi në punë dhe njëkohësisht po trajtohet edhe situata aktuale e marrëdhënieve të punës me punonjësit të cilët kanë paga të prapambetura dhe sigurime të papaguara.ARMO është gjobitur dy herë për kushtet e sigurisë në punë me vlerë 33 milionë lekë.

Kompania e cila ka në administrin rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh dhe Fier nuk është e panjohur për institucionet shtetërore

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se aktualisht Kompania IRTC e cila ka menaxhim asetet e kësaj kompanie është vendosur nën inspektim për aksidentin e ndodhur rreth 20 ditë më parë në repartin e KOKS ku mbeti i plagosur një punonjës si dhe po trajtohet edhe situata aktuale e marrëdhënieve të punës . 

Ndërkohë pas inspektimeve të zhvilluara në janar të këtij institucioni ndaj kompanisë është vendosur masë administrative "paralajmërim për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë".

Në këtë kompani është zhvilluar një tjetër inspektim në datën 16.06.2017 me kërkesë të Prefektit të Qarkut Fier me ankesë nga një grup punonjësish  UPN Fier në lidhje me transferimin e tyre në KPTHN Ballsh, por ankesa nuk u gjet e justifikueshme. 

Kontrolle janë zhvilluar në rafinerinë e naftës dhe në vitin 2014 kur dhe janë marrë masa administrative gjobë.

EMISIONET