Arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës
Pak ditë nga zbardhja e vrasjes së 15 viteve më parë të Klodian Saliut, është arritur të kapet edhe i akuzuari i pestë për ngjarjen.
Plaurent Dervishaj mësohet se është arrestuar në Dubai, pas shpalljes në kërkim të prokurorisë së posaçme antikorrupsion të Shqipërisë.
Në 8 dhjetor SPAK ka konfirmuar se për ekzekutimin e Saliut në superstradën Tiranë Durrës dhe për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj janë akuzuar Emiliano Shullazi, Indrit Taullai, Viktor Ymeraj, Luftar Reçi, Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berisha.
Këta të fundit u shpallën në kërkim ndërkombëtar pasi në momentin e vendimit nuk ishin brenda territorit shqiptar.
Dy vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë janë zbardhur nga SPAK vetëm pas dëshmisë së një të penduari.
Ka qenë Reçi i cili ka rrëfyer momentin kur ka marrë porosinë për ekzekutimin e Saliut, vrasje e bërë sipas tij se bashku me Taullain.
Shkak për kërkesën, sipas dëshmisë, kanë qenë përplasjet mes grupeve dhe çështje të trafiqeve.
Dosja ishte mbyllur rreth 5 vite më parë për mungesë të provave, teksa u rihap pas provave të reja.
SPAK ende nuk ka konfirmuar ndalimin e Dervishajt, teksa i vetmi në kërkim mbetet Lulzim Berisha.
/a.r,OraNews
