19 janar-23 shkurt/ Shtohen të pavendosurit, kryeson Tirana, beratasit e "kanë ndarë mendjen"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2021, 22:36
Nga sondazhi i parë i 19 janarit 2021 nga Rtv Ora dhe Antonoi Noto në sondazhin e dytë të publikuar mbrëmjen e sotme 23 shkurt 2021, përqindja e zgjedhësve të pavendosur është në rritje.
Tirana, që ka edhe numrin më të përqëndruar të popullsisë, ka edhe numrin më të lartë të votuesve të pavendosur. Në janar e kishte 30.4%, sot e ka 30.9%.
Më të prerë kur bëhet fjalë për zgjedhjet duket se i ka votuesit qarku i Beratit. Në janar kishte 1.5% të elektoratit të pavendosur, sot ka 2.1%.

