25 prilli/ Lëvizja për Ndryshim dorëzon listat: Ja ku kandidon Topalli, i bashkohet dhe Dashamir Tahiri
Sot është dita e fundit e afatit të partive politike për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.
Partia Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli ka qenë e para që ka dorëzuar listën.
Vetë Topalli do të kandidojë në qarqet e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës.
Pjesëe listave është edhe ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, i cili ka hedhur kandidaturën në qarkun e Vlorës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë kohë deri para mesnate për të gjitha subjektet politike të regjistruara në zgjedhje.
Lexo edhe: Sot afati i fundit, partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve











