Rira: Zhgënjimi i madh nga ekipet e njohura, e pabesueshme loja e Messit dhe Argjentinës

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, Kristi Rira u shpreh se gara e ethshme e kampionatit po dhuron emocione të forta, por nuk kanë munguar as zhgënjimet e mëdha nga ekipet pretendente.

Skuadra të njohura si Spanja dhe Uruguaji kanë befasuar negativisht ndjekësit me barazimet e tyre përballë kundërshtarëve që konsideroheshin inferiorë në letër. Këto rezultate duket se u kanë zbehur dëshirën disa tifozëve për të ndjekur lojën e tyre, megjithëse vëmendja mbetet te strategjitë e ardhshme të trajnerëve në ndeshjet në vijim.

Megjithatë, mes këtij zhgënjimi nga ekipet e mëdha, një tjetër kombëtare po dominon preferencat e gjeneratave të reja. Argjentina mbetet një zgjedhje absolute, e nxitur kryesisht nga loja dhe magjia e Lionel Messit.

Rira tha se lojërat e organizuara dhe performancat individuale të Messit, duke përfshirë paraqitjet me gola të shumtë, e bëjnë këtë kombëtare një pretendente kryesore për të ngritur trofeun. Ndërsa skuadrat e tjera po lëkunden, brezi i ri i ka idetë e qarta për ekipin e zemrës.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BOTËRORIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET