DITA 21-të E PROTESTËS, i bashkohet edhe diaspora/ Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale! Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik (VIDEO)
Protestuesit u mblodhën sot sërish në sheshin “Skënderbej” në ditën e 21-të radhazi në protestën kundër zhvillimit të projektit turistik në Zvërnec.
Protestës sot i janë bashkuar edhe protestues të ardhur nga diaspora.
Pas qëndrimit në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Fillimisht, pasi u mblodhën në sheshin përpara Kryeministrisë, u këndua himni kombëtar, ndërsa më tej morën fjalën qytetarë dhe aktivistë të protestës.
Me pankarta dhe flamuj në duar ata përsëritën thirrjet e tyre për ndalimin e zhvillimit të projektit turistik në Zvërnec. Në një pankartë i kërkohej kryeministrit dorëheqja deri më 21 qershor 2026, në të kundërt revolucioni do të i dhunshëm.
Protestuesit kanë parashtruar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Lidhur me protestën e sotme ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.
REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën!
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave
VIDEO - LIVE/ DITA 21 - Qytetarët rikthehen në protestë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”


