Ora News zbardh detaje nga dosja e policisë: Në vendngjarje u gjetën 79 gëzhoja, Pllanajt iu gjetën dy telefona

Ora News zbardh detaje nga dosja e policisë: Në vendngjarje u

"Kumbari i Shkodrës" Bardhok Pllanaj u vra mbrëmjen e të dielës vetëm pak çaste pasi kishte vizituar nënën e sëmurë në spital dhe kishte dërguar bashkëshorten në shtëpi.

Ora News ka siguruar të dhëna nga dosja e policisë në lidhje me këtë ngjarje, ku përshkruhet se vrasja ka ndodhur pak metra pasi viktima kishte dalë nga oborri i pallatit ku banonte.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 79 gëzhoja arme kallashnikov, nga të vilat 77 në rrugën ku është qëlluar makina e 46-vjeçarit në një diatancë rreth 100 metra ndërsa dy gëzhoja të tjera janë gjetur në automjetin tip Volkswagen Passat të përdorur nga autorët, të cilët i vunë edhe flakën pas ngjarjes, rreth 250 metër larg vendit të atentatit.

Lexo edhe: Ekskluzive/Vrasja e “kumbarit” të Shkodrës, Ora News siguron videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanaj

Në procesverbalet e mbajtura nga policia, thuhet se në automjetin Range Rover ku udhëtonte Bardhok Pllanaj u gjetën dy telefona celularë, nga të cilët njëri është i dëmtuar kurse tjetri në gjendje të rregullt u dërgua në Laboratorin Kriminalisitik për ekzaminime.

Po kështu hetuesit përshkruajnë se nga kqyrja e makinës së përdorur nga autorët, me targa italiane, është konstatuar se numri i saj i shasisë është fshirë, edhe pse ientifikimi i mjetit mund të bëhet nga ngjyra e saj e bardhë si dhe nga dokumentet që janë gjetur në pjesën e poshtme të sediljes.

Policët shkruajnë në raportin e tyre se kanë marrë në pyetje edhe një roje që pononte pranë zonës së krimit, i cili ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje personash të dyshimtë para ngjarjes, në këmbë apo me makinë, edhe pse ka shtuar se kishte dëgjuar krismat e armëve në momentin e vrasjes.

Policia është njoftuar për atentatin pas njoftimit në sallën operative për një automjet që po digjej në zonën e dobraçit si dhe për të shtënat me armë që ishin dëgjuar aty mbrëmjen e të dielës.

Në dosje  policët shkruajnë se vrasja mund të jetë kryer nga një grup kriminal që ka vëzhguar viktimën prej disa kohësh para atentatit.

Lexo edhe: Atentati në Shkodër bën bujë në meidat serbe: Bardhok Pllanaj ishte drejtuesi i mafias lokale, do sjellë një seri ekzekutimesh

EMISIONET