Mbyllen ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Champions League me plot 27 gola të shënuar.

Asnjë surprizë në grupin G ku Barcelona dhe Juventus kanë fituar pastër, 3-0, ndaj Ferencvaros dhe Dinamo Kiev.

E vetmja gjë vlen është goli i Cristiano Ronaldos, i cili realizoi golin e 750 në karrierë.

Paris SG fiton në “Old Trafford” përballë Manchester United duke e bërë grupin H ende mister deri në ndeshjen e fundit pas së bashku me Leipzig të tre ekipet kanë nga 9 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme: