Zbuluan laboratorin e kokainës, në banesën e Çervanakut u hap zjarr ndaj policisë në Frakull të Fierit. Si u arratis kimisti kolumbian 4 muaj më parë
Në operacioni e rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut, ka patur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Agjentët civile janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari ,vëllai dhe djali i tij. Në të njëjtën ditë, kimisti kolumbian Zamir Rodrigez, ka arritur të arratiset nga fshati.
Efektivët e policisë së shtetit janë qëlluar më armë zjarri gjatë ndërhyrjes në Frakull të Fierit në banesën e ish-kryekomunarit Viktor Cernavaku.
Sipas të dhënave, përdorimi i armës është zuluar nga agjentët civilë, të cilët prej kohësh e kishin në mbikqyrje grupin që merrej me kokainën.
Pavarësisht se atë ditë nuk ishte e planifikuar ndërhyrja nga frika e dështimit të operacionit, policia ka marrë iniciativën për të futur brenda banesës dhe për të arrestuar disa persona që ishin aty.
I vetmi që i ka shpëtuar prangave ka qenë kimisti kolumbian Zamir Rodriges.
Ai sapo ka parë policinë është larguar nga fshati.
Gjatë arratisjes, një patrullë e policisë rrugore e ka pikasur kolumbianin dhe ka tentuar ta ndalojë në Lushnje.
Pavarësisht thirrjes së policisë ai nuk ka ndaluar, ku sipas të dhenave ka marrë drejtimin për në Durrës dhe pas disa minutash është sinjalizuar në Vorë.
Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara, duke shpëtuar përfundimisht nga sytë e shërbimeve që e kishin nën monitorim, dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.
Prokuroria e Posaçme ka nisur letër-porosi në Mal të Zi, shtet ku edhe në koordinim me DEA-an amerikane nisi mbikqyrja e lëvizjes së plehut kimik nga autoritetet shqiptare, ku fshihej mbi 485 kg kokainë, si dhe Kolumbisë, ku është edhe vendnisja e ngarkesës.
Asnjëri prej këtyre shteteve nuk ka kthyer përgjigje deri më sot. Në 25 nëntor, Prokuroria e Posaçme publikoi rezultatet e aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier.
Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa hetimi ka nisur në maj të këtij viti pas zbulimit të ngarkesës në Mal të Zi.
Autoritetet amerikane, malazeze e shqiptare kanë mbajtur në vëzhgim porositësit dhe transportuesit e ngarkesës me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina. Një nga financuesit e trafikut mësohet se është shqiptar.
Nga Kolumbia në Shqipëri
Ngarkesa prej 24 ton pleh është porositur nga kompania ne emër të Zenel Çervanakut, vëllait të ish kryemonuarit socialist në janar të 2022, muaj dhe kur ai kishte hapur aktivitetin tregtar në fillim të 2022. Vlera e blerjes së mallit, pra 24 ton pleh kimik, ishte 18 mijë euro.
"Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe“Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. "Kërkesa për të blerë këtë lloj sasie pleh organic artificial, dhe hapja e firmës është bërë në janar 2022. Porosia është bërë në maj 2022" tha prokurori Andan Xholi.
Në maj 2022 sasia me “pleh-organik”, u ngarkua në kontejner, në portin kolumbian dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022.
Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi. Nga autoritet e Malit të Zi është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar.
Në shtator 2022 ngarkesa është transportuar me kamion në territorin shqiptar.
"Pasi është zhdoganuar ngarkesame “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier" informon SPAK.
10 të arrestuar mes tyre një nga financuesit
Deri tani janë arrestuar 10 persona mes tyre një nga financuesit shqiptarë ndërsa një person është shpallur në kërkim dhe po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët jashtë territorit shqiptarë.
"Një nga financuesit në Shqipëri është arrestuar" konfirmoi prokurori ndërsa janë kryer kontrolle në 14 ambiente të ndryshme në Tiranë, Lushnje e Fier.
"Kemi krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova sa i takon organizatorëve financuesve, drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri. Po punohet për pjesën tjetër për partnerët e huaj për bashkëpunëtorët jashtë territorit shqiptarë" tha prokuror Xholi.
Të arrestuarit në këtë operacion janë:
1- Viktor Çervanaku: ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe
2- Zenel Çervanaku: Vellai i Viktorit
3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit
4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit
5- Nikolin Gjolena
6- Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë.
7- Julian Malaj
8- Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët
9- Bledar Matoshi
10- Marildo Rona
Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
Klajdi Vrioni (Kodra) rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët u arrestuan dje në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikovë, pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim.
A ka garanci se nuk ka pasur zhvendosje të ngarkesës dhe laboratori i Fierit ishte i vetmi?
Adnan Xholi: "Nuk mund të them nëse laboratori i Fierit ishte i vetmi, por për sasinë konkrete. Ajo tonelatë 24 tonelatë e zhdoganuar është sekuestruar. Ka qenë në monitorim 24 orë më 24 dhe nuk ka lëvizur asnjë gram
Çfare u sekuestrua?
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:
Ø 15,910 Euro;
Ø 3 armë zjarri automatik kallashnikov;
Ø 3 armë zjarri të llojit pistoletë;
Ø 108 copë fishekë luftarakëtë kalibrave të ndryshëm;
Ø 18aparate telefonash celularë
Ø 5 automjete
Ø 2 laptop
Ø 2 armë gjahu
Ø 20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.
Dosja u regjistrua me 29 shtator 2022
Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e materialit referues të dërguar më datë 29.07.2022, nga Departamentit i Policisë KriminalepranëPolicisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal Nr.141 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.
NJOFTIM PËR SHYP
PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË
“Për interesa të procedimit penal Nr. 141 të vitit 2022”
Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e materialit referues të dërguar më datë 29.07.2022, nga Departamentit i Policisë KriminalepranëPolicisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal Nr.141 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.
Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe nëkoordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinaciontranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.
Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe“Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.
Më konkretisht sasia me “pleh-organik”,në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur nëfillim tëkorrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion nëmuajin shtator 2022.
Pasi është zhdoganuar ngarkesame “pleh-organik”,nën koordinimin e vazhdueshëm tëpersonave nën hetim ështëmundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshmenë Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.
Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atëtë “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit tëpersonave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.
Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri,personat që do kujdeseshin për rruajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.
Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Lushnje, Fier).
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektivetë gjykatës.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:
Ø 15,910 Euro;
Ø 3 armë zjarri automatik kallashnikov;
Ø 3 armë zjarri të llojit pistoletë;
Ø 108 copë fishekë luftarakëtë kalibrave të ndryshëm;
Ø 18aparate telefonash celularë
Ø 5 automjete
Ø 2 laptop
Ø 2 armë gjahu
Ø 20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.