Zbardhet dinamika e vr*sjes së Petrit Ndout, dëshmia e bashkëshortes Gjystina Ndou
Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou kanë qenë duke u kthyer nga një festë familjare në Bushnesh gjatë natës rreth orës 00:00. Duke u kthyer tek rruga e vendngjarjes, Petrit Ndou bashkë me Gjystina Ndou ndalojnë automjetin pasi shohin 2 automjete të bllokuara nga një automjet (i agresorit), duke iu ulëritur dhe duke i goditur automjetet për arsye se nuk po mundeshin t’i hapnin rrugën për të ecur mbrapsht.
Njëkohësisht, Petrit Ndou i identifikon automjetet pasi ishin të njohur dhe kishin qenë së bashku tek mbrëmja dhe zbret direkt për t’i ndihmuar dhe për t’i drejtuar automjetet për të hapur rrugën. Pasi zbret, shikon agresorin duke i goditur pasagjerët e njërës makinë që ndodheshin brenda, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Aty ndërhyn dhe i thotë agresorit: “Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?”, dhe i mbyll derën pasagjeres për të mos e goditur më.
Aty agresori Andi Vokrri i kthehet Petrit Ndout me ofendime, pasi donte të vazhdonte dhunën ndaj tyre. Petrit Ndou orienton Nikoll Aliajn dhe makinën pas tij, Mhill Cypi, për t’u zbrapsur dhe për t’u futur në një kthesë që të vazhdonin dhe të shpëtonin nga ngjarja dhe nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Në atë moment, ashtu ndodhi, i drejtoi dhe i la në një vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes, të pranishëm në automjetet e tyre.
Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dalin nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfliktuar me Petrit Ndoun. Aty afrohet edhe Gjystina Ndou për t’i ndalur, duke u thënë të ndalojnë sherrin. Andi Vokrri vazhdonte sherrin përsëri, duke u kthyer tek makina e Petrit Ndout, duke i marrë çelësin e mjetit njëkohësisht dhe duke goditur automjetin e tij, si dhe duke shtyrë Gjystina Ndoun.
Në ato momente, Gjystina Ndou me forcë dhe lutje i thotë Petrit Ndout të ikin për t’u fshehur diku aty afër, sepse ishin tre persona agresorë dhe ata ikën me makinë për të marrë armë ose çfarëdo lloj mjeti për t’i goditur. Ata ikin nga aty dhe fshihen për pak, njëkohësisht kanë njoftuar vëllezërit e Gjystina Ndout dhe policinë për t’u ardhur në ndihmë, pasi ndodheshin afër rrugës, në shtëpi.
Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou qëndrojnë disa minuta të fshehur dhe Petrit Ndou niset për të parë automjetin e tij, me idenë se agresorët kanë ikur nga vendngjarja, duke i thënë Gjystina Ndout: “Të lutem qëndro këtu, se duhet të kenë ikur agresorët.” Ai është nisur vetëm. Pas pak ka dalë Gjystina Ndou për të parë ku ndodhej. Në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystina Ndout.
Autorët, pasi kanë goditur Petrit Ndoun, njëri autor i krimit i është drejtuar drejt saj, ndërkohë që Gjystina Ndou po priste Petrit Ndoun. Ka ardhur njëri nga agresorët me elektrik, duke e kërkuar Gjystina Ndoun ku ndodhej, me shumë mundësi për ta eliminuar, por në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystina Ndout dhe ajo shikon agresorin dhe i thotë: “Ku është Petriti?”. Ai i thotë: “Është në tokë disa metra më tutje”. Aty ndalojnë dhe vëllezërit e Gjystina Ndout dhe personi ikën.
Ndërkohë, e gjejnë në tokë Petrit Ndoun të goditur, pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën në vend. E kanë goditur në pabesi, nga pas, anash në kokë me çekiçin që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti ka arritur edhe policia dhe është kapur në flagrancë Andi Vokrri.


