SI FLUTUROI “X6”-TA NË DIGË? Gazetari shpjegon dinamikën e aksidentit te Liqeni, shoferi mblodhi letrat dhe “u zhduk”. Policia hesht!

Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e kësaj të marteje në digën e Liqenit Artificial në Tiranës, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

SI FLUTUROI “X6”-TA NË DIGË? Gazetari shpjegon

Kjo pasi një automjet tip “BMW X6” i cili vinte me shpejtësi nga nga rruga poshtë digës që njihet si “Rruga e Kosovarëve” përfundoi në digën e Liqenit, duke vënë në rrezik jetën e këmbësorëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë për ecje dhe aktivitete sportive.

Gazetari i “Ora News” Isa Myzyraj nga vendngjarja bëri dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti ku shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e makinë dqë për pasojë ka bërë të mundur që drejtuesi të humbiste kontrollin e mjetit duke e përplasur atë në murin anësor të digës.

SI FLUTUROI “X6”-TA NË DIGË? Gazetari shpjegon

Myzyraj tha se makina ka ardhur dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.

SI FLUTUROI “X6”-TA NË DIGË? Gazetari shpjegon

Ai tha se mendohet se drejtuesi i mjetit të ketë qenë nën efektin alkolit ose të drogës.

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” duket qartë automjeti i përplasur në murin anësor, ku dhe njëra prej rrotave i ka dalë nga vendi si pasojë e përplasjes.

Edhe pse tashmë vendi i ngjarjes është pastruar i gjithi dhe nuk ka mbetur asgjë nga aksidenti, Policia e Tiranës ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë që mund të kishte pasur dhe dëme në njerëz.

makina isa myzyraj diga e liqenit bmw

EMISIONET