PAMJET/ Çmenduria s’ka fund – Fluturon “BMW X6” nga rruga poshtë në digën e liqenit të Tiranës, ndalet nga muri anësor

Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e kësaj të marteje në digën e Liqenit Artificial në Tiranës.

Një automjet tip “BMW X6” ka përfunduar në digën e Liqenit te “Rruga e Kosovarëve” duke vënë në rrezik jetën e këmbësoëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë për ecje dhe aktivitete sportive dhe si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të digës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” duket qartë automjeti i përplasur në murin anësor, ku dhe njëra prej rrotave i ka dalë nga vendi si pasojë e përplasjes.

Ndërkaq mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës, ku pritet të sqarohet dhe gjendja mendore dhe shëndetësore e drejtuesit të mjetit në fjalë.

EMISIONET