Vr*sja bashkëshortore në Orikum/ Psikologia: Mos pranimi i divorcit buron nga një mendësi e "hekurt", i hiqet e drejta gruas

Në një lidhje direkte ka qenë psikologia Eksena Qirici, e cila ka folur lidhur me fenomenin e vrasjes bashkëshortore dhe se nga buron ajo.

Një temë që është ngritur së fundmi e marrë shkasë nga ngjarja tragjike e vrasjes së 48-vjeçares Sose Xhebroj në Orikum, e cila fatkeqësisht humbi jetën nga duart e ish-bashkëshortit të saj Llogara Xhebroj.

“Në fakt si shoqëri po e krijojmë të qartë panoramën e kësaj lloj mënyrë divorci.  Pra, bashkëshort që nuk e pranojnë divorcin, një normë shoqërore tepër e fortë, strikte që nuk lejon asnjë lloj këtë lloj ndryshimi.

Kjo na bën të reflektojmë se çfarë do të thonë norma kaq të forta kulturore që ne i kemi zotëruar, që kryesisht janë bazuar në elementët e dhunës. Duhet të themi që dhuna që ne shohim sot, vrasjet janë rezultat i një formë dhunuese, ato të menduarit dhe vepruarit.

Nëse sot kemi bashkëshort që vrasin bashkëshortet se nuk pranojnë divorcin, do të thotë që ka një mendim shumë të “hekurt” që gruaja nuk ka asnjë lloj të drejte t’i largohet familjes dhe ta lërë bashkëshortin dhe të shoh jetën e saj.

Pikërisht ky mendim kaq i fortë që e çon një partner të vrasi bashkëshorten, do të thotë që është në kulmin e shoqërisë dhe duhet folur ndryshe.

Nuk duhet të flasim me dhunë sepse sa më shumë flasim me urrejtje, aq më shumë e amplifikojmë dhe i shohim rastet të shtohen.“- tha psikologia.

EMISIONET