Skandali në burgun e Peqinit, urdhër-arresti edhe për Indrit Shaqjan. Ja çfarë iu gjet në qeli
Prokuroria lëshon urdhër-arrest për Indrit Shaqjan, i plagosuri gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u vra Arben Lleshi. Raportohet se Shaqjas iu gjet në qeli një telefon.
Shaqja ishte shok qelie me viktimën, i cili u qëllua me armë për vdekje nga Sokol Mjacaj.
Kujtojmë se Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ka pranuar se ai është posedues i telefonit celular.
“Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte këqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe përkon me dhomën e te dënuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga këqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri është sekuestruar një send telefon celular qe i përket te dënuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.