Vlorë/ I riu që u gjet i vrarë në makinë me plumb në kokë, policia largon mjetin me karrotrec
Djali, i cili u gjet i vrarë në makinë pranë fshatit Babicë të Vlorës ka dhe një plumb në kokë.
Gazetari i Ora News, Edi Ruçi, raporton se rrugica ku u gjet makina me viktimën brenda është një rrugë jo shumë e frekuentuar.
Viktima ende i paidentifikuar mendohet se ka tre plumba, njëri prej tyre e ka marrë në kokë.
Xhami i makinës ka qenë i hapur dhe viktima ka qenë i ulur në pozicionin e shoferit.
Policia është në kërkim të pronarit/ es së makinës tip Fiat Punto ngjyrë jeshile.
Informacion paraprak i policise
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

