Vijon pastrimi i dherave në "Arrat e Gurrës"/ ARRSH ndan pamjet nga punimet gjatë orëve të natës, pritet ndërtimi i rrugës alternative

Punimet në zonën “Arrat e Gurrës” po vijojnë pa ndërprerje, edhe gjatë orëve të natës, për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës që ka rrëshqitur.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndar pamje nga terreni ku po vijon ndërhyrja për marrjen e kampionëve gjeologjikë dhe për të vlerësuar më saktë situatën.
Ndërkohë, është përfunduar devijimi i lumit, një hap i rëndësishëm për stabilizimin e zonës dhe për vijimin e punimeve të tjera.
Sipas informacionit zyrtar, pritet që të nisë ndërtimi i trupit të rrugës alternative sapo të përfundojë rishikimi i projektit për këtë segment.
Në terren po punohet me mjete dhe personel të shtuar. Qëllimi është rikthimi i qarkullimit sa më shpejt, duke respektuar standardet teknike dhe të sigurisë rrugore.

