VIDEO+EMRI/ Momenti kur 23-vjeçari tenton të grabisë “Exchange-n” në Shkozë
Janë publikuar pamjet nga momenti kur 23-vjeçari Kledi Ymeri tenton të grabisë një Exchange në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet i riu teksa hyn në ambientet e bankës dhe tenton të marrë para nën kërcënimin e një pistolete që më vonë rezultoi të ishte pistoletë lodër.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa pas sinjalizimit të marrë, autori është arrestuar nga policia.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet dhe u sekuestrua pistoleta lodër i përdorur gjatë tentativës së grabitjes, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

