VIDEO+EMRI/ Vra*ja e 50-vjeçarit në Babrru, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes
Pamjet nga vendngjarja ku ndodhi vrasja në babrru janë publikuar.
Siç shihet edhe në pamje policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se, Hajdar Ismailgeci është goditur me thikë.
Mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ndërkohë grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

