VIDEO/ Situatë problematike edhe në Kurbin, uji vërshon brenda fshatit Zhejë

Moti i keq me reshje të dendura shiu, që përfshiu vendin ka shkaktuar problematika edhe në zonën e Kurbinit.

Sipas raportimeve, reshjet e dendura kanë bërë që në Mamurras rrugët të kthehen në lumenj, ndërsa banesat janë të rrethuara nga uji.

Pamjet e siguruara nga “Ora News” tregojnë situatën problematike në fshatin  Zhejë, ku ujërat e lumit Drojë kanë vërshuar në zonë duke shkaktuar situatë alarmante.

Gjithashtu raportohet për dëme në disa biznese. Probleme këto ditë janë shfaqur edhe në fshatrat Gjorëm, Fushë Mamurras, në zonën e Sanxhakut të Laçit.

EMISIONET