VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (23 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Britania e Madhe dhe pjesërisht Europa Perëndimore do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu. Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin dhe brigjet e Egjeut mbeten me mot të paqëndrueshëm, Ndërkohë, Europa Lindore dhe Europa Qendrore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga reshje të pakta, më të dukshme në Veriperëndim dhe Qendër. Pas mesditës pritet përmirësim i përkohshëm, me kthjellime më të dukshme në Lindje, ndërsa Perëndimi mbetet me vranësira. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 50 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme . Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Ballkan dhe gadishullin Apenin. Ndersa Gadishulli Skandinav, Europa Qendrore dhe Peloponezi paraqiten me mot të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vendi ynë do të mbetet nën vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore priten vetëm në zonat e thella malore.
Pasditja sjell shtim të shirave në të gjithë territorin, më intensivë në Veriperëndim dhe Jugperëndim. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 17°C. Era fryn mbi 75 km/h nga Jugu, duke gjeneruar dallgëzim 6 ballë.


