VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (17 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Gadishulli Iberik, Britania e Madhe dhe pjesë të Evropës Qendrore do të përjetojnë reshje të dendura shiu, ndërsa Gadishulli Apenin dhe rajoni i Ballkanit do të dominohen nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, gjatë paradites, kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.
Në pjesën e dytë të ditës, zonat bregdetare do të mbeten me mot të kthjellët, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.
Temperaturat zbresin nga -2°C deri ne 18°C. Era fryn nga Jugu, me shpejtësi mbi 35 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 1–2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Lindore dhe Juglindore do të mbeten nën ndikimin e një qendre të fuqishme ciklonare, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën masa ajrore të qëndrueshme, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta, veçanërisht në Ballkan.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta lindore.
Kthjellimet do të jenë të pranishme, më të dukshme në zonat malore lindore, ndërsa pasditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar dallgëzim 1–2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.


