VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (6 - 7 Prill 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa Ishujt Britanikë dhe rajoni i Baltikut do të kenë reshje shiu dhe erëra të forta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe me pak vranësira në zonat e tjera. Temperaturat luhaten nga 5°C në 25°C, era fryn deri në 25 km/h.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Britania e Madhe, Evropa Qendrore dhe Gadishulli Iberik do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi ere, ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të mbetet me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta, më të dukshme në zonat lindore gjatë pasdites. Temperaturat do të luhaten nga 7°C në 24°C, era fryn deri mbi 30 km/h dhe dallgëzim 1–2 ballë.


