VIDEO+EMRI/ Iu gjetën doza k*kaine dhe a*më brenda automjetit, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari në Dhërmi

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar në Dhërmi, për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve sportive.

Sipas njoftimit të Policisë Vlorë, kanë ndaluar një automjet në fshatin Dhërmi.

Në timon ishte shtetasi i identifikuar si Justino Kurti, banues në këtë zonë.


Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën disa doza kokaine, të gatshme për shitje.

Ndërsa në automjet u gjet një pistoletë sportive me municionin përkatës dhe me silenciator.

22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dozat e kokainës dhe arma u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET