Vaksinat skadojnë në 2022, ISHP sqaron datën në flakon ndërsa pritet ndryshimi i orës policore

Vaksinat kineze skadojnë në shkurt të 2022, ndërsa data e shënuar në flakonët e këtij medikamenti janë të prodhimit dhe të paketimit.Me këtë deklaratë ekspertët i kanë dhënë fund debateve mbi shënimet në shishet që përmbajnë lëngun anti-Covid.Ndërkohë mësohet se kanë nisur diskutimet për ndryshimin e orës policore, jozyrtarisht flitet fillimisht për një shtyrje të orarit e më pas për anulimin e plotë të këtij vendimi.

Në rrjetin social facebook, dr Silva Bino ka sqaruar se në  flakonënt e vaksinave kineze ka dy data, përkatësisht 6 prill dhe 4 prill 2021. Këto shënime sipas Binos tregojnë afatin e prodhimit

Medikamenti është shënuar data e skadencës, 19.2.2022.

 Por pavarësisht këtij debati qytetarët thonë se nuk kanë pasur frikë dhe se prej dozës së parë nuk kanë pasur efekte anësore.

"Nuk kemi pasur frikë, mezi e kemi pritur."

"Nuk kemi pasur fare shqetësime."

Ndërkohë që vendi po kalon një periudhë të qetë pandemike dhe numri i dozave të injektuara shkon mbi 500 mijë ekspertët kanë nisur diskutimet për ndryshimin e orës policore dhe për heqjen e disa prej masave kufizuese.

Një nga propozimet është që ndalim qarkullimi të nisë pas orës 00:00 dhe deri në 06, e pas kësaj prove duke toleruar edhe më tej.

 Kujtojmë që edhe një vit më parë, masat lehtësuese janë vendosur pak para nisjes së sezonit veror, gjithashtu edhe kryeministri Rama ka deklaruar se do të ketë ndryshime pasi të jenë injektuar mbi 500 mijë vaskina anti-Covid.

 Në mesjavë pritet të ketë një tjetër dalje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve  ku do të bëhen publike vendimet e radhës.

EMISIONET