Ulje-ngritjet e raportit Meta-Kim, Kryemadhi: Edhe dashnorë të Veronës të kishin qenë, s'do ishin komentuar kaq shumë

Monika Kryemadhi ka komentuar kthesën e raporteve mes Ilir Metës dhe ambasadores amerikane.

Në "Ora e Betit", Kryemadhi mes batutave tha se e shikon të ekzagjeruar vëmendjen mediative ndaj kësaj çështje por shtoi se dashuaria pas sherrit është më e zjartë dhe produktive.

Kryemadhi: E di se keni me shumë merak marrëdhënien e Ilir Metës me ambasadoren Yuri Kim. Është një lojë që e bën Edi Rama në mënyrë permanente për të thënë se ka konflikt mes Ilir Metës dhe Yuri Kim. E ka stimuluar, vaditur, prashitur dhe plehruar Lulzim Basha nëpër tavolina me gazetarët. Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë, janë dhe do jenë reciproke. Ambasadorja amerikane përfaqëson SHBA, preferencat e saj personale nuk janë politika të SHBA-ve. Ambasadorët dhe ambasadoret e vendeve të tjera që vijnë në Shqipëri janë të detyruar të punojnë dhe bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare.

Vota e lirë dhe demokracia janë të shenjta kudo. Dhe në Afrikë njerëzit vriten me kallashnikov për votën e lirë. Kur përdor tjetër standard në vendin tonë dhe tjetër kur flet këtu, nuk e pranoj dot. Çështja e ambasadores amerikane me marrëdhënien e Ilir Metës edhe dashnorët e Veronës të kishin qenë ata të dy nuk do ishin diskutuar kaq shumë. Këtu nuk duan t'ja dinë që Edi Rama i mbyt mëngjes, drekë dhe darkë, kanë hallin si është dashurua mes Yuri Kim dhe Ilir Metës.

Dashuria pas sherrit është edhe më e fuqishme, është edhe më e zjarrtë dhe me produktivitet më të lartë. Të zgjedhim kandidatët e opozitës, të vëmë kandidatët e përbashkët dhe shikojeni si gjithë ambasadat, BE, gjithë ndërkombëtarët do ta prëkrahin opozitën se janë të lodhur, të dërmuar, të shkatërruar me arrogancën dhe injorancën e Edi Ramës.

EMISIONET