Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur bashkë me 4 të tjerë
Ish-kryetari i bashkisë Memaliaj Gjolek Gucaj është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera.
Pjesë e grupit të shkelësve të ligjit janë edhe shtetasit: Edmonda Harizi, Bersant Ylli dhe Feta Hoxha.
Burime për gazetarin e “Ora News”, Edison Vatnikaj bëjnë me dije se prokuroria ka gjetur shkelje në një procedurë prokurorimi që ka të bëjë me ujësjellësin në 8 fshatra.
Gjolek Guci ka udhëhequr bashkinë e Memaliajt për vite me radhë deri kur kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Albert Malaj fitoi me një diferencë prej 312 votash.
Për Gjolek Gucin ka pasur edhe denoncime te tjera nga qytetar por edhe nga partia demokratikë

