Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesën e Skënder Likës në Laç, i biri vrau biznesmenin Rakip Roli
Banesa e Skënder Likës, djali dhe nipi i të cilit janë në burg të përfshirë në dy krime ku viktima kanë qenë biznesmenë u sulmua me tritol në Sanxhak të Kurbinit. Viktima nuk pati, por shpërthimii fortë që sipas fqinjëve u ndje si tërmet, ka shkaktuar deme të mëdha materiale. Në Korcë një banesë u sulmua me granatë
Kjo është gjendja e banesës së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit pasi u sulmua me eksploziv
Skënder Lika, është babai i Ilaj Likës, i cili në dhjetor të vitit 2021 ekzekutoi me 7 plumba biznesmenit Rakip Roli.
Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenet, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga qelia dhe ishte rikthyer në shtëpi.
Shpërthimi u shënua në orët e para të mëngjesit kur anëtarët e familjes ishin në gjumë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale dhe tronditja ishin e madhe.
Siç shihet nga pamjet, të gjitha xhamat e vilës tre katëshe u thyen ndërsa dëmtime të mëdha pësoi e gjithë godina.
Po ashtu nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtuan edhe banesat e fqinjëve të Skënder Likës.
Dyshimet janë se sulmi me tritol në banesën e Skënder Likës, lidhet me ngjarjet e rënda ku janë autorë i biri dhe nipi, por nuk përjashtohen as pista të tjera.
Ndërkohë një një granatë shpërthue në oborrin e një shtëpie të pabanuasr në Bulgarec të Korcës. Disa familjarë tregojnë se pronari kishin konflikte me motrat për pronësinë e banesës.
Ndërsa Nipi i pronarit mohon te kënë pasur mosmarrveshje.