Sulmi me tritol në Laç, banorët rrëfejnë momentet e tmerrit nga shpërthimi: Kujtova se nuk do të dilja i gjallë

Banesa e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit ishte shënjestra e sulmit me tritol që tronditi zonën në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

“Ora News” ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku forca të policisë po zhvillojnë hetimet përkatëse ndërsa dëmet janë të dukshme.

Ndërkaq fqinjët për mediat rrëfyen momentet e tmerrit.

“Ka qenë ora rreth 03:20 minuta pak a shumë. Ishte shumë e tmerrshme dhe shumë e frikshme. Kujtova se nuk do të dilja i gjallë nga këtu.

Ishim të gjithë në gjumë dhe u tmerruam në maksimum. Nuk kemi parë gjë dhe kur kemi dalë jashtë dhe nuk e kam parë fare vendin sikur të ishte tërmet, pastaj mbrapa e morën vesh se çfarë kishte ndodhur. Dëmi siç e shihni dhe vetë është kolosal: çatia është e prishur, muret janë shembur sepse e kemi thuajsë përballë.

Të gjithë familjarët ishin brenda dhe u tronditëm shumë sepse shpërthimi ishte shumë i fuqishëm”, shprehet banori i tronditur.

EMISIONET