Tre muaj pritje për pasaportën e vajzës, shqiptari: Konsullata në Mynih nuk përgjigjet

Një qytetar ka denoncuar për JOQ vështirësitë që po has për të realizuar pasaportën e vajzës së tij në konsullatën shqiptare në München.
Ai tregon se prej tre muajsh tenton të caktojë një takim për këtë qëllim përmes platformës e-Albania. Pas shumë përpjekjesh, takimi u konfirmua, por nuk ka marrë ende kodin e bankës për të bërë pagesën.
Denoncimi i qytetarit:
Qytetari shton se ka kontaktuar Ambasadën qindra herë përmes telefonit, SMS-it dhe email-it, por nuk ka marrë përgjigje. Më 10 shkurt ka marrë një mesazh nga konsullata, por që prej asaj date nuk ka pasur asnjë komunikim të mëtejshëm.
Ky rast nxjerr në pah problematikat e qytetarëve që përballen me vonesa dhe mungesë përgjigjesh në shërbimet konsullore jashtë vendit, duke shkaktuar shqetësim dhe stres për familjet që kërkojnë dokumente identifikimi për fëmijët e tyre.
Pershendetje JOQ! Pash Zotin se na u plas tēmthi, kam 3 muaj qe tentoj te le takim per te ber pasporten e vjazes ne Ambasaden Shqiptare ne München ne e-albani pas shume mundimeve e lash takimin u konfirmua por nuk sjellin kodin e bankes per te ber pagesën,u kam ber telefon 300 her,sms,emaile pafund nuk pergjigjen! 10 shkurt me kane shkruar dhe kurre me nuk ja pergjigjur.

