"Tik-Tak" Sot mbahet në Air Albania Kuvendi i demokratëve
Në stadiumin “Air Albania” ditën e sotme, 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Kuvendi pritet të fillojnë në orën 10:00.
Në fazën e parë të këtij Kuvendi do të bëhet konfirmimi i firmave të delegatëve që duan të thirret Kuvendi.
Më pas do të verifikohet numri i 4200 firmave për të nisur punën ky Kuvend.
Organizatorët kanë bërë një kartë dhe një bar code me të cilin synohet të verifikohet anëtarësia.
Do të hidhen për votim dhe ndryshimet statutore mes tyre dhe neni i quajtur “Basha” ku thuhet se në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i partisë largohet menjëherë.
Një tjetër pikë është dhe fakti se sot do të hidhet dhe shkarkimi i zotit Basha. Parashikohen disa orë Kuvend e këto ndryshime të rëndësishme do të shoqërohen edhe me fjalime politike.
Më pas Kuvendi do të zhvendoset në selinë e PD-së ka njoftuar Floriana Garo për Ora News.


