"Tërbohet" moti në Shqipëri, sinoptikani Osmani: Rreshjet nuk ndalen deri të hënën, në veri do ketë rrebeshe dhe borë

Ditën e premte vendi ynë u godit nga stuhia "Ciaran", që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Evropës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", për të folur se si parashikohet moti për orët në vazhdim, ka qenë sinoptikani nga "Meteoalb", Hakil Osmani.

"Dita e djeshme dhe mëngjesi i sotëm, ka pasur reshje intensive në të gjithë territorin shqiptar, nuk ka pasur zona që kanë shpëtuar.

I gjithë vendi ynë ka qenë në mbizotërimin e reshjeve, herë pas here në formën e rrebesheve, duke bërë që të kemi dhe problematika të ndryshme, për sa i përket përmbytjeve.

Orët vijuese sjellin dobësim të këtij sistemi me reshje shiu, duke bërë që reshjet të jenë në sasi shumë më të pakta.

Pjesa e parë e ditës së diel do të vijojë të ketë një mot më e qëndrueshëm, duke bërë që zonat jugore dhe qendrore të jetë ato të cilat të kenë ndikim vranësirat, por jo reshjet.

Në zonat veriore, pritet që reshjet e shiut të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit.

Në pjesën e dytë të ditës, pritet të kemi zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë.

Pritet që në zonat veriore reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve, në skajin verior pritet të jenë më të dukshme, ndërsa pjesa tjetër e vendit tonë pritet ti ketë reshjet, por në sasi të pakta", u shpreh Hakil Osmani.

Po ashtu, sinoptikani u shpreh se moti i keq do të vijojë gjatë këtyre ditëve edhe në vendet e rajonit dhe në kontinentin evropian.

EMISIONET