“Tendenca për kancer të organeve gj*nitale”, mjekja tregon efektet anësore të terapive hormonale

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, foli në lidhje terapinë hormonale që tanimë po ofrohet në QSUT, ku janë regjistruar plot 80 kërkesa në një muaj.
E ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, mjekja theksoi se personat që kryejnë terapi hormonale kanë një rrezik të shtuar për sëmundje kardio-vaskulare, trombozë, infarkte zemre, kancer në gjoks dhe në testikuj.
“Efektet anësore të terapisë hormonale janë jo vetëm në anën e jashtme ku të gjithë ata pacientë që duan të bëhen të gjinisë mashkullore shndërrohen pak më maskulin. Pacientët që marrin kortizon u rritet qimëzimi.
Rrit rrezikun për tromboza, rrit rrezikun për sëmundje kardio-vaskulare në qoftë se dozat…Sepse çdo pacient do të transformohet nga ana e pamjes, niveli i testosteronit nëse duan të bëhen burra duhet të rritet në mënyrë masive dhe kjo nënkupton që rritet tendenca për infarakte zemre, për diabet, për akne në fytyrë.
Ndërsa burrat që dëshirojnë të shndërrohen në gjininë femërore, u rritet rreziku për kancerin e gjoksit dhe testikujve. Kemi rritje masive të sëmundjeve afatshkurtra dhe afatgjata. Pyetja ime është a ia vlen nga ana e cilësisë së jetës të transformosh trupin tënd dhe të marrësh kaq sëmundje? A kanë vërtet një përmirësim këta persona të cilësisë së jetës?”, shprehet ajo.


