SOT DITA E PARË E RAMAZANIT/ Me syfyr dhe lutje, besimtarët nisin muajin e agjerimit

Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Që në orët e para të mëngjesit besintaret ju drejtzan xhamive per tu falur teksa uruan per agjerim te mbare. Sipas kalendarit islam, iftari sot do të hapet në orën 17:25.

Kete 19 shkurt qyteti u zgjua ndryshe.

Dritat e pallateve u ndezën njëra pas tjetrës. Familje të shumta janë zgjuar herët për të nisur ditën e parë të agjerimit.

Një muaj sakrifice, durimi dhe reflektimi.

Nga minarja e xhamisë, zëri i hoxhës po thërret besimtarët jo vetëm për namaz por për afrim me Zotin, për qetësi shpirtërore dhe bashkim.

Të shumtë ishin besimtarët që u nisën drejt xhamisë.

Disa vetëm, disa bashkë, por të gjithë me të njëjtin qëllim agjërim, durim dhe pastrim shpirtëror.

Në fytyrat e tyre lexohet vendosmëria.

Një muaj përkushtimi po fillon. Kështu nisi muaji i Ramazanit  me dritë në shtëpi, me lutje në xhami,dhe me paqe në zemrat e njerëzve.

Sipas kalendarit islam, besimtarët do ta hapin iftarin sot në orën 17:25, duke përmbyllur ditën e parë të agjërimit me falënderim dhe lutje.

Kalendari i agjërimit

SOT DITA E PARË E RAMAZANIT/ Me syfyr dhe lutje, besimtarët nisin

Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

Dita e fundit e Ramazanit është më 19 mars, ndërsa më 20 mars kremtohet Fitër Bajrami.

SOT DITA E PARË E RAMAZANIT/ Me syfyr dhe lutje, besimtarët nisin

EMISIONET