Situata hidrologjike në Shkodër: Uji nën kuotat kritike, pa rrezik për përmbytje

Situata hidrologjike në Bashkinë Shkodër mbetet e qëndrueshme dhe nën monitorim. Nivelet e ujit janë nën kuotat kritike dhe nuk ka banesa me përmbytje.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me ujë arrin rreth 945 ha, kryesisht në Ana e Malit, Velipojë dhe Dajç. Në Obot, uji është vetëm në oborre dhe qarkullimi me mjete private është i vështirësuar, ndërsa Ushtria siguron qarkullimin e nevojshëm.

Lumenjtë Buna dhe Drin janë nën kuotat kritike:

Buna në Dajç: 6.64 m

Ura e Vjetër e Bunës: 8.70 m

Drini në Bahçallëk: 7.70 m

Hidrovoret punojnë normalisht, furnizimi me energji elektrike është i qëndrueshëm dhe argjinaturat nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Monitorimi në terren vazhdon pa ndërprerje.

EMISIONET