"Edmondin e takova një ditë pas vrasjes së Nikulajt", Nertila Haxhia: E penduara e drejtësisë do ishte më e sigurt në burg

Juristja Nertila Haxhia, vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë i akuzuar si financuesi dhe porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt tha në një intervistë ekskluzive në "Drejt" se e penduara e drejtësisë që zbërtheu grupin e atentatit do të duhet të ishte në burg pasi kështu sipas saj do të ishte më e sigurt.

"Ka një të penduar të drejtësisë që duhet ta mbroj unë. Nëse gjërat janë si ka thënë ajo për mua duhet të ishte urgjent e burgosur.Më e mbrojtur do të ishte në burg. Kanë dalë informacione nga policie se kush është ajo. E dinë shumë njerëz. Policia e Lezhës duhet të kujdesej për çdo procedurë".

Ajo tha se Edmond Haxhinë e ka takuar një ditë pas vrasjes së Nikulajt.

"E kam takuar sepse muajt e fundit ka pasur një gëzim familjar. Herën e fundit e kam takuar një ditë pas vrasjes, në drekë. Nuk kam vënë re asgjë. E mora vesh se ka ikur në darkë për Britani.Nuk kam komunikuar më me të se nuk kam komunikim të vazhdueshëm me të".

"Edmondin e takova një ditë pas vrasjes së Nikulajt",

Ajo mohon faktin se Edmondi është një biznesmen.

"Nuk ka lidhje me biznesin dhe financimin e një grupi të strukturuar kriminal. E dimë potencialin ekonomik që ka Edmond Haxhia".

drejt ardian nikulaj edmond haxhia

EMISIONET