TJETËR ZJARR NË VEND/ Flakët përfshijnë zonën e Koxhasit në Fushë të Shijakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 15:21

Një zjarr, i favorizuar nga era, ka rënë në Koxhas, Fushë të Shijakut.
Reja e tymit është përhapur në një rreze të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Shijakut dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë.

