Shpërndante kokainë me doza, arrestohet 38-vjeçari në Fier!

Shpërndante kokainë me doza, arrestohet 38-vjeçari në

Një 38-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit dhe duke shpërndarë doza kokaine.

Gjatë kontrolleve në automjetin dhe banesën e tij, uniformat blu sekuestruan 33 doza të lëndës narkotike, të dyshuara të gatshme për shitje, si dhe sende të tjera që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm.

Përveç arrestimit, 38-vjeçari u ndëshkua edhe me 55 mijë lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

EMISIONET