Shpërndanin dr*gë në Durrës/ Policia zbulon 100 doza k*kainë dhe kan*bis, arrestohet dy të rinjtë

Në Durrës është finalizuar operacioni policor i koduar “The Hill 2”, i cili kishte në fokus goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit dhe në zonat bregdetare.
Gjatë operacionit, të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Dy personat dyshohen se vepronin në bashkëpunim për shpërndarjen e kokainës dhe cannabis sativa në doza të vogla.
Ata u kapën në fshatin Rrashbull.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje, një shumë parash e dyshuar si përfitim nga aktiviteti i paligjshëm, dy armë të ftohta (një shkop bejsbolli dhe një thikë) si dhe tre celularë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


