Tedi Blushi denocon në PE mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD

Tedi Blushi denocon në PE mungesën e hetimeve reale për vjedhjen

Deputeti dhe njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi denocon në Parlamentin Europian mungesën e hetimeve reale për atë që ai e cilëson si vjedhjen e fondeve IPARD

Tedi Blushi: "Hajdutëria e Edi Ramës nuk shtrihet vetëm te taksat e shqiptarëve, por ai po vjedh edhe taksat e europianëve!

Prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane për shkak se fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe grupet kriminale!

Në Greqi për abuzime me fondet u arrestuan rreth 30 zyrtarë dhe u sekuestruan miliona euro, në Shqipëri asnjë të arrestuar! Në Kuvend kërkesa e PL për llogaridhenie nga Ministri i Bujqësise u refuzua.

Asnjë hetim administrativ nga qeveria, sepse zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD con te Edi Rama! U hodh poshtë kërkesa për interpelancë për fondet IPARD sepse afera të con te Edi Rama.

Bujqësia shqiptare jo vetëm e nënfinancuar por tani po i mohohet ndihma e BE

Të shtohet trysina europiane, ku i çoi Rama fondet IPARD? Edhe një vrasës serial në kërkim prej vitesh rezulton se ka përfituar fonde për bujqesinë! Fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën"

EMISIONET