AKSIDENTI FATAL NË AKSIN TIRANË-DURRËS/ Pesë pacientë lënë spitalin pas trajtimit, ja si paraqitet gjendja e të miturve të lënduar

AKSIDENTI FATAL NË AKSIN TIRANË-DURRËS/ Pesë pacientë

Një pjesë e pacientëve të paraqitur pas ngjarjes së djeshme kanë lënë spitalin pas trajtimit mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerë vijojnë të marrin kujdes intensiv në shërbimet spitalore.

Pesë pacientë që mbërritën në gjendje më të stabilizuar dhe koshiente janë larguar nga spitali pas trajtimit sipas protokolleve mjekësore.

Një tjetër pacient pritet të largohet gjatë ditës, pasi gjendja e tij është vlerësuar jashtë rrezikut për jetën.

Një i mitur 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Në të njëjtin repart ndodhet edhe një shtetase 56-vjeçare me nënshtetësi çeke dhe origjinë vietnameze, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta, por me parametra jetësorë stabël.

Një 14-vjeçar ndodhet në pavion dhe është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Pacientët e tjerë që vijojnë të qëndrojnë në observim në Urgjencë, pas ndërhyrjeve kirurgjikale, janë në gjendje të stabilizuar dhe do të vijojnë monitorimin intensiv. Mes tyre ndodhet edhe një shtetase 20-vjeçare me nënshtetësi çeke dhe origjinë vietnameze.

 

EMISIONET