Sulme të koordinuara me bombola gazi në Selanik, pesë të plagosur dhe një grua në gjendje të rëndë

Sulme të koordinuara me bombola gazi në Selanik, pesë të

Tre sulme të koordinuara me zjarrvënie dhe përdorim të bombolave të gazit janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Selanik, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale në disa banesa dhe automjete.

Ngjarjet kanë ndodhur brenda një harku të shkurtër kohor dhe kanë pasur në shënjestër persona të lidhur me partinë Demokracia e Re. Autoritetet greke po hetojnë mundësinë e një plani të organizuar dhe të koordinuar.

Sulmi më i rëndë është regjistruar në orën 04:35 në zonën Harilaou, ku një zjarr i shkaktuar nga një bombol gazi është përhapur në dy makina dhe dy motoçikleta.

Si pasojë, pesë persona janë plagosur. Një grua 70-vjeçare ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet e intubuar në terapi intensive. Të tjerë banorë kanë marrë ndihmë mjekësore për probleme në frymëmarrje dhe djegie të lehta.

Në orën 04:23, në zonën Tumba, një tjetër bombol gazi është vendosur dhe aktivizuar në hyrje të një pallati ku banon ish-deputeti Savvas Anastasiades. Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në hyrje të ndërtesës, por nuk ka pasur të lënduar.

Sulmi i parë është regjistruar në orën 04:18 në zonën Pylaia, ku një bombol gazi është vendosur në hyrje të një prone të lidhur me drejtues të Demokracisë së Re në Selanik. Në këtë rast nuk janë raportuar dëme apo të lënduar.

Shërbimi antiterrorist grek ka marrë në dorë hetimet dhe po verifikon nëse tre incidentet janë pjesë e të njëjtit plan të koordinuar.

EMISIONET