Shiu çan argjinaturën e "Llatjes", fshati Gurras rrezikon përmbytje, banorët: Punime pa cilësi
Reshjet e shiut po nxjerrin në pah cilësinë e dobët të punëve të bashkisë Elbasan dhe masat e munguara anti përmbytje. Argjinatura e fshatit Gurras e rikonstruktuar pak kohë më parë është dëmtuar, duke rrezikuar përmbytje.
Ndërhyrja e Bashkisë së Elbasanit në argjinaturën e përroit në Fshatin Gurras nuk zgjidhi asnjë problem.
Reshjet e shiut të ditëve të fundit nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve të bashkisë së drejtuar nga Gledian Llatja.
Argjinatura është dëmtuar, duke sjellë frikë për përmbytje tek banorët e fshatit Gurras.
"Erdhi fadroma e bashkisë këtu, se çfarë kanë bërë nuk di gjë."
Të hënën rreth 1 hektarë tokë u përmbyt, ndërsa banorët hedhin akuza ndaj Bashkisë për punimet.
"Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë, po ra dhe 2-3 herë shi do ta kalojë shtratin."
"Nuk ka rrugëzgjidhje, vete në bashki ai të mbyll derën."
Reshjet e shiut nxorën në pah problematikat me infrastrukturën në lagjet periferike të Elbasanit,ku lëvizja e mjeteve e këmbësorëve është bërë e vështirë nga balta e pellgjet e shiut pas stuhisë.