Shitblerja e votës, Vukaj ngre alarmin: Presione nga krimi. Rrumbullaku të marrë masa!
Pak ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, anëtarja e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, Helga Vukaj ngriti alarmin për fenomenin e shitblerjes së votës. Sipas saj administrata publike në bashkëpunim me grupet kriminale janë angazhuar në terren për sigurimin e votave për PS. Ajo i bëri thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullakut që të marrë menjeherë masa, në mënyre që të mos përsëritet skenari i Elbasanit.
Anëtarja e Komsionit Rregullator të Zgjedhjeve pranë KQZ, Helga Vukaj ngriti në mbledhjen e kësaj të mëkure shqetëismin për fenomenin e shitblerjes së votës.
Teksa iu referua denoncimeve nga terreni, Vuklaj dekalroi se punojësit e administratës dhe drejtuesit e njësive administrative janë angazhuar për blerjen e votave duke u mbledhur qytetarëve kartat e identitetit.
Por situata sipas saj është ende edhe me e rëndë, kur në lojë futen edhe grupet krimnale.
Përballë kësaj situate, Vukaj i beri thirrje drejtorit të përgjtshëm të Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku që të survejohe grupet krimianle, dhe të shtohet forca policore në terren, në mënyrë që të mos përsëritet skenari i Elbasanit në zgjedhjet e 2021.
Po ashtu vukaj i bëri thirrje edhe misionit të OSBE/ODIHR-it që të survejojnë mungesën e punësojëve të administratës në institucione, dhe angazhimit të tyre të plotë në fushatë.