Kandidati i "Bashkë Fitojmë" në Lezhë, Pashkë Gjoni: Po shantazhohen votuesit me pushtetin dhe forcën e krimit
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Lezhë, Pashkë Gjoni në një lidhje për RTV Ora deklaron se qytetarët dhe votuesit po shantazhohen nga nga institucione e organe të tjera të qeverisë.
Gjoni u shpreh se e majta atje po përdor pushtetin dhe shtresën e krimit të Lezhës për të shantazhuar votuesit.
"Ne jemi çdo ditë me votuesit tanë, me demokratë, me shtresën gri e po na thonë që ndihen të shantazhuar, po na thonë se si drejtues institucionesh po i shantazhojnë punonjësit e tyre, u kërkojnë lista me 20 veta për të votuar të majtën.
Se si inspektorët e tatimeve u shkojnë në derë atyre që kanë shpreh tendencat për të votuar opozitën, se si po tentojnë të përdorin paratë e krimit.
Po tentojnë të shantazhojnë me forcë dhe me shtresën më të kriminalizuar të shoqërisë lezhjane, po tentojnë të shantazhojnë votuesit. Në 2021 ata e provuan të shantazhojnë me lekët e krimit, drogës, duan të përdorin të fortët por prap në 2021 ata u mundën. Ishte një diferencë e konsiderueshme," tha ai.