"Erion Veliaj ka aparate kontrolli për përgjues", Belind Këlliçi zbulon si i poshtëron punonjësit Kryebashkiaku

Shumica e politikanëve janë tepër të kujdesshëm ndaj punonjësve të tyre, apo të personave që mirëpresin në zyrat e tyre.

Por në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku në 'Glamour Zone', kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi,  rrëfeu se ka edhe politikanë paranojakë që poshtërojnë vartësit.

Madje Belindi zbuloi një emër shumë surprizues.

Ester Bylyku: Sipas atyre që mund të kesh dëgjuar, cili nga politikanët nuk është i sjellshëm me punonjësit e tij?

Belind Këlliçi: Dikur kisha dëgjuar për Edi Ramën kur ishte kryetar Bashkie, ndërsa tani kam dëgjuar për Erion Veliaj. Ai i poshtëron punonjësit e tij dhe është shumë herë më i keq se Rama. Madje ai ka aparate që kontrollojnë për përgjues në zyrën e tij. Sigurisht që kur je i korruptuar dhe merresh me afera gjithë ditën, do e kesh një aparat të tillë.

zgjedhjet e 14 majit glamour zone belind këlliçi fushata zgjedhore

EMISIONET